Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Antirugovizmi i Demaçit, kundërshton edhe shtatoren

Prizren Post | 16:10 - 08.12.2013

Veprimtari Adem Demaçi e ka shfrytëzuar humbjen e LDK-së në Prishtinë për të shprehur sërish antirugovizmin dhe ndjenjat e tij kundër LDK-së.

Ai nuk ka ngurruar ta quajë Rugovën, antikombëtar, anti hero, e madje shkon aq larg sa kundërshton edhe ngritjen e shtatores së Rugovës në sheshin tashmë me të njëjtin emër. Ai për pak sa nuk bën thirrje për rrëzimin e saj, dhe sikur i drejton një kërkesë ultimative Vetëvendosjes, shkruan Bota Sot.

Thirrjet e tij, sipas kësaj gazete, kanë zgjuar një lumë të tërë reagimesh në fb dhe në rrjetet tjera sociale, thuaja të gjitha kanë një emërues të përbashkët. Demaçi, nuk është ngopur me urrejtjen e Rugovës.

“Kur erdh Isa Mustafa nuk e kuptoi që ishte koha për riorganizim, nuk ishte koha që të ngrihen përmendore, i cili ishte një anti hero, anti heroit i ngrihen përmendore 9 milionë apo 10 milionë, i cili e ka sabotuar luftën, e ka sabotuar përpjekjen për pavarësi, i cili ka thënë e premtuar se çka të propozojnë miqtë tanë, unë do ta nënshkruaj, pa kurrfarë, hezitimi etj. etj, një njeri të harxhon 9 – 10 milionë, ishte një shok i madh, një goditje për këtë masë të madhe kritike që është formuar sepse njerëzit, pavarësisht moshën, po shikojnë, po dëgjojnë, po venerojnë, po vlerësojnë edhe ata sigurisht kur të vjen momenti e din çka të japin”, ka deklaruar Demaçi. /Bota Sot/


Etiketa:

Bëni një koment