Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë


E martë, 4 Gusht 2026
Arrestohet i kërkuari për disa vepra penale, tentoi të ikte nga policia në drejtim të Serbisë

Policia e Kosovës ka arrestuar, Egzon Reshanin i kërkuar për disa vepra penale, si “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”.

Ai është arrestuar të hënën pasi kishte tentuar t’i shmanget zyrtarëve policorë duke u larguar me vrap në drejtim të vijës kufitare, përkatësisht drejt fshatit Breznicë/Serbi.

“Zyrtarët policorë kanë reaguar menjëherë dhe, pas veprimeve profesionale, kanë arritur ta ndalojnë dhe arrestojnë të njëjtin në afërsi të vijës kufitare, duke parandaluar largimin e tij nga territori i Republikës së Kosovës. Ndaj të dyshuarit ekziston urdhërarrest aktiv dhe se i njëjti kërkohej nga organet e drejtësisë për disa vepra të rënda penale “Vrasje në tentativë”, “Fajde”, “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Detyrim”’, thuhet në komunikatë.

Gjatë kontrollit të të arrestuarit, zyrtarët policorë kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një thikë.

Lidhur me këtë është kontaktuar Prokurori kompetent dhe, sipas udhëzimeve të tij, është iniciuar rast për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme nga Policia Kufitare, i dyshuari


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit