Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor


E mërkurë, 19 Gusht 2026
Arrestohet një person në Skenderaj, dyshohet se sulmoi zyrtarin policor

Një person është arrestuar në Skenderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar një zyrtar policor gjatë një ndërhyrjeje në një fjalosje.

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e 18 gushtit, në rrugën “28 Nëntori”, ku zyrtari policor kishte ndërhyrë pasi i dyshuari ishte përfshirë në një fjalosje me disa persona.

Sipas Policisë, i dyshuari e ka kapur për dore dhe e ka tërhequr zyrtarin policor.

Pas konsultimit me prokurorin dhe inicimit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit