E mërkurë, 3 Qershor 2026

Një person është arrestuar nën dyshimin për shkaktim të zjarrit në një shtëpi në Ferizaj.
Sipas policisë, ankuesi ka raportuar se shtëpia e tij është përfshirë nga flakët më 2 qershor 2026, rreth orës 12:00. Bazuar në deklaratat e dëshmitarëve, dyshohet se zjarri është shkaktuar qëllimisht nga një person i dyshuar.
I dyshuari është arrestuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente për të sqaruar të gjitha rrethanat e ngjarjes. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
