Azem Syla jep dorëheqje nga posti i deputetit


E enjte, 28 Prill 2016

Azem Syla, ka bërë të ditur se ka dhënë dorëheqje nga të gjitha përgjegjësitë institucionale.

Azem Syla nëpërmjet një deklarate për media, ka bërë të ditur se kjo dorëheqje është e parevokueshme.

Më poshtë deklarata e plotë e Azem Sylës:

Të nderuar qytetarë të Republikës së Kosovës,

Nga sot ofroj dorëheqje të parevokueshme nga të gjitha përgjegjësitë instutucionale, nga të qenurit deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Hetimi i filluar ndaj meje është i padrejtë, por unë dëshiroj t’i jap hapësirë dhe mundesi drejtesisë të punojë pa ndikime.

Me respekt,
Azem Syla

Etiketa: ,