Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

BE-ja ndanë 63 milionë euro për Kosovën për rimëkëmbjen ekonomike pas Coronavirusit

Prizren Post | 13:47 - 31.03.2020

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

PRISHTINË – Bashkimi Evropian ka ndarë 63 milionë euro për Kosovën si pako për rimëkëmbjen ekonomike pas përhapjes së pandemisë së Coronavirusit.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi duke thënë se nga këto fonde duhet të bëhen më shumë investime në sektorin privat.

“Edhe një lajm pozitiv nga BE. 63 milionë euro për rimëkëmbjen ekonomike. Por nuk mjaftojnë. Duhet edhe riprogramim i fondeve te IPA-së. Me pak asistencë teknike nga këto fonde, e më shumë investime në projektet e sektorit privat”, ka shkruan Rukiqi në Facebook.


Etiketa:

Bëni një koment