Beogradi lut Luginën të dalë në zgjedhje


E enjte, 30 Janar 2014

Beograd, Bujanoc, 30 janar – Kryetari i Trupit koordinues për komunat e Luginës së Preshevës – Bujanoc, Preshevë e Medvegjë – Zoran Stankoviq i ka ftuar shqiptarët e këtyre viseve që të marrin pjesë në zgjedhjet e 16 marsit, njofton B92. Stankoviq dhe shefi i Delegacionit të BE në Serbi Michael Davenport kanë qëndruar sot në Bujanoc në Preshevë.

“Në Preshevë nesër hapet materniteti, të cilin siç ka thënë Stankoviq, e kanë financuar Qeveria e Serbisë, BE Progres dhe pushteti lokal dhe ai, sipas tij, do të jetë materniteti më modern në atë rajon. Zyrtari serb i ngarkuar me Luginë nuk tregoi se Qeveria e Shqipërisë dhe ajo e Kosovës për këtë maternitet, në takimin e tyre të përbashkët më 11 janar në Prizren, kanë ndarë 100 mijë euro.

Etiketa: ,
Të fundit