Buka që nuk të shton peshë, recetë e thjeshtë dhe e shpejtë


E shtunë, 23 Korrik 2016

buka

Përbëhet nga fara lini, chia, bajame, arra, kikirikë, tërshërë, qiqra, fara luledielli, fara kungulli etj.

Përgatitja:

Rrih 5 vezë me 50 ml vaj ulliri ekstra të virgjër, shto 550 gr arra, bajame dhe lloj-lloj farash të grira. Pak kripë, trazoje dhe hidhe në një tavë buke. Lyje tavën me pak gjalpë. Fute për 1 orë në furrë të nxehur më parë në temperaturë 150 gr celcius.

Përveç farave të linit dhe chia-s, të gjitha frutat e thata lihen në ujë gjithë natën. Pastaj me grirës elektrik grihen imët bashkë me fara lini dhe chia. Mund t’i shtosh boronica të thata.
Nëse e ruan në vend pa dritë, të ajrosur ( jo të mbyllur në qese plastike) dhe ha të paktën nga një-dy feta, nuk ka gjasa që të prishet./LA/