E diel, 13 Shtator 2020
PRISHTINË – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka uruar fillimin e vitit shkollor 2020/2021 për të gjithë nxënësit dhe mësimdhënësit.
Përmes një postimi në Facebook IKSHPK ka rekomanduar që të zbatohen rregullat e reja në shkollë ndaj COVID-19.
“Çdo shkollë do ta përcjellë shëndetin e çdo nxënësi përmes Task Forcës së saj dhe Task Forcës komunale duke bërë të mundur identifikimin në kohë reale”.
Dhe çdo rast i dyshimtë i sëmundjes te fëmijët do të hulumtohet dhe gjurmohet menjëherë.
Etiketa: Coronavirus, Covid19, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, Kosovë, Nxënësit