Trabzonspor interesohet për Richarlisonin, Evertoni mbetet në garë


E diel, 23 Gusht 2026
Trabzonspor interesohet për Richarlisonin, Evertoni mbetet në garë

E ardhmja e Richarlisonit te Tottenham Hotspur vazhdon të jetë e paqartë, ndërsa në garë për sulmuesin brazilian është futur edhe Trabzonspori.

Sipas Ekrem Konur, klubi turk po shqyrton kushtet e nevojshme për të realizuar transferimin e Richarlisonit, përfshirë kërkesat financiare të Tottenhamit, çmimin e kartonit dhe gatishmërinë e vetë futbollistit për t’u transferuar në Turqi.

Në garë mbetet edhe Evertoni, ish-klubi i Richarlisonit. Braziliani raportohet se është i hapur për një rikthim në klubin nga Liverpooli, ndërsa Evertoni po shqyrton mundësinë për ta rikthyer sulmuesin në Premier League.

Tottenham, ndërkohë, nuk pritet ta lëshojë lehtë futbollistin. Spurs kanë një opsion për t’ia zgjatur kontratën Richarlisonit edhe për një vit, çka i jep klubit më shumë fuqi në negociata për një transferim.

Richarlison iu bashkua Tottenhamit në vitin 2022 nga Evertoni dhe tani, katër vjet më vonë, mund të jetë pranë një aventure të re.

Trabzonspori po vlerëson mundësinë e transferimit, ndërsa Evertoni mbetet një alternativë konkrete. Vendimi i Richarlisonit dhe kërkesat e Tottenhamit pritet të përcaktojnë destinacionin e ardhshëm të brazilianit.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit