Dallaveret me naftë: Ndalohen edhe dy persona, dyshohen për grup kriminal dhe shpëlarje parash


E martë, 14 Korrik 2026
Dallaveret me naftë: Ndalohen edhe dy persona, dyshohen për grup kriminal dhe shpëlarje parash

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin e koduar “Pastrimi”.

Sipas njoftimit, të ndaluarit me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për disa vepra penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve procedurale hetimore që po ndërmerren në këtë rast.

Ndërkaq, lidhur me të njëjtin rast, më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona, ndërsa hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë./Klankosova.tv


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit