E enjte, 20 Gusht 2026

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit ndaj Ibish Ãoçajt, i dyshuar për falsifikim të dokumenteve dhe mashtrim, pas dyshimeve se përmes një biznesi privat ka lëshuar diploma profesionale pa qenë i akredituar apo autorizuar për një veprimtari të tillë.
Sipas vendimit të Gjykatës, Ãoçaj do të qëndrojë në paraburgim për një muaj, masë e cila mund të zgjasë deri më 18 shtator 2026.
Ãoçaj dyshohet se gjatë vitit 2021, në Prizren, përmes biznesit individual âQendra për Verifikimin e Aftësive Profesionaleâ, ka ofruar trajnime dhe ka lëshuar dokumente që paraqiteshin si diploma të vlefshme të aftësimit profesional, ndonëse biznesi, sipas Gjykatës, nuk ishte i akredituar apo i autorizuar nga Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve për lëshimin e kualifikimeve profesionale.
âEkzistojnë arsyet ligjore për caktimin e kësaj maseâ, thuhet në njoftimin e Gjykatës, e cila thekson se provat e mbledhura deri në këtë fazë e arsyetojnë dyshimin e bazuar për kryerjen e veprave penale.
Sipas dosjes së përshkruar nga Gjykata, Ãoçaj dyshohet se nga 4 janari deri më 15 nëntor 2021 ka shtypur dhe lëshuar âDiploma mbi aftësimin profesionalâ, në të cilat pretendohej se pjesëmarrësit kishin përfunduar me sukses 900 orë praktikë dhe 400 orë teori, si dhe se kishin kaluar provimin përfundimtar.
Dokumentet, sipas dyshimit të Prokurorisë të përshkruar në vendim, janë lëshuar me qëllim që të përdoren si dokumente origjinale dhe për përfitim të kundërligjshëm pasuror.
Në njoftimin e Gjykatës thuhet se Ãoçaj âduke u paraqitur rrejshëm se lëshon dokumente të vlefshmeâ, u ka ofruar personave trajnime për aftësim profesional dhe më pas i ka pajisur ata me diploma.
Gjykata ka bërë të ditur se nga veprimet për të cilat dyshohet Ãoçaj, personave të dëmtuar u është shkaktuar dëm material, ndërsa përfitimi monetar apo dëmi i shkaktuar dyshohet se ka tejkalur shumën prej 50 mijë eurosh.
Rasti ka të bëjë me veprat penale âFalsifikimi i dokumenteveâ, nga neni 390, paragrafi 1, dhe âMashtrimiâ, nga neni 323, paragrafi 1 i Kodit Penal.
Një nga arsyet kryesore për caktimin e paraburgimit, sipas Gjykatës, lidhet me nevojën për sigurimin e provave të tjera dhe shmangien e ndikimit të mundshëm mbi personat që do të dëshmojnë në këtë rast.
âEkziston rreziku që i pandehuri të ndikojë tek të dëmtuarit me qëllim të ndryshimit të deklaratave të mëhershmeâ, thuhet në arsyetimin e Gjykatës.
Sipas vendimit, hetimet ende janë në zhvillim dhe pritet të sigurohen prova të tjera materiale, të merren dëshmi nga të dëmtuarit dhe dëshmitarët, si dhe deklarata e të dyshuarit.
Gjykata ka vlerësuar se, duke marrë parasysh peshën e veprave penale dhe mënyrën e rrethanat në të cilat dyshohet se janë kryer ato, masa e paraburgimit është e nevojshme për të garantuar zhvillimin e papenguar të procedurës.
Lëshoi diploma false për gjysmë milioni euro, ky është personi i arrestuar
Burimi: klankosova
