Diplomacia nën Gërvallën, ambasada në Berlin ia pagoi 300 euro orën një firme “të pa njohur” për këshillim


E hënë, 15 Qershor 2026
Diplomacia nën Gërvallën, ambasada në Berlin ia pagoi 300 euro orën një firme “të pa njohur” për këshillim

Zyra Kombëtare e Auditimit ka kryer auditimin financiar të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës gjatë kohës sa ky dikaster udhëhiqej nga Donika Gërvalla. Në gjetjet e tyre thuhet se Ambasada e Kosovës në Berlin pagoi 300 euro orën për një firmë për shërbime këshillimi dhe përfaqësimi ligjor.

ZKA vëren se misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës kanë dështuar të respektojnë Udhëzimin e Prokurimit për Misione në disa raste, shkruan Insajderi.

Në gjetjet e ZKA’së, thuhet se ambasada e Kosovës në Berlin kishte lidhur marrëveshje për shërbime të këshillimit ligjor me një çmim prej 300 euro për orë pune apo në total 39 mijë euro.

Ndonëse se mjetet janë ekzekutuar, nga kjo ambasadë nuk kanë ofruar dëshmi për ZKA’në që vërtetojnë se shërbimet janë kryer.

“Nga mostra e testuar është vërejtur se operatori ekonomik ka faturuar Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Frankfurt për shërbime të ofruara ndaj kësaj konsullate, në vlerë totale prej 39,181€. Ndonëse Konsullata ka ekzekutuar pagesën, nuk janë ofruar dëshmi të mjaftueshme dhe relevante (si p.sh. time-sheets të detajuara ose output-e specifike), që vërtetojnë se orët e faturuara korrespondojnë me shërbimet reale të kryera”, thuhet në gjetjen e ZKA’së.

Auditori thotë se një parregullsi ka ndodhur si shkak i mos-përcaktimit të menaxherit të kontratës dhe mungesës së një procesi formal për pranim shërbimesh.


Burimi: mitropol

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit