Lee Kang-in largohet nga PSG, firmos me Atletico Madridin


E shtunë, 25 Korrik 2026
Lee Kang-in largohet nga PSG, firmos me Atletico Madridin

Atletico Madridi ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit koreano-jugor, Lee Kang-in, nga Paris Saint-Germain.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin spanjoll deri më 30 qershor 2031, duke u rikthyer kështu në La Liga, ku më parë ka luajtur me Valencian dhe Mallorcën.

Në njoftimin e klubit, Atletico e vlerësoi Lee Kang-in për aftësitë e tij teknike, vizionin në lojë, kontrollin e topit, pasimet e sakta dhe gjuajtjet e fuqishme. Mesfushori mund të luajë si organizator i lojës, por edhe në të dy krahët e sulmit.

Gjatë dy sezoneve me Paris Saint-Germain, reprezentuesi i Koresë së Jugut zhvilloi 124 ndeshje, shënoi 16 gola dhe regjistroi 16 asistime.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit