E shtunë, 25 Korrik 2026

Policia e Kosovës në Ferizaj u ka shqiptuar gjoba pesë shoferëve dhe heqje të drejtës së vozitjes për një vit pesë shoferëve për tejkalimin e automjeteve në kolonë nga shiriti emergjent në drejtim të rrethrrotullimit.
Shoferët e ndëshkuar janë: – S.TH. (27 vjeç) – vetura Opel Astra ngjyrë hiri, me targa vendore – M.M. (22 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë hiri, me targa të huaja – SH.I. (26 vjeç) – vetura Mercedes ngjyrë e zezë, me targa vendore – G.A.(30 vjeç) – vetura BMW ngjyrë kafe, me targa vendore – A.SH. (67 vjeç) – vetura Audi Q5 ngjyrë e zezë, me targa vendore
“Në përputhje me Ligjin Nr. 08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor: Ndaj katër shoferëve vendorë u shqiptua gjoba prej 300 eurosh, 3 pikë negative si dhe masa mbrojtëse e heqjes së lejes së drejtimit për 1 vit. Ndaj shoferit me patentë shoferi të huaj u shqiptua gjoba prej 300 eurosh dhe masa e ndalimit të drejtimit të mjetit për 1 vit në territorin e Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e PK-së.
Burimi: mesazhi
Etiketa: Aktuale
