Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Doli në dritë romani “Prapa kurrë më!” nga Tyran Prizren SPAHIU

Prizren Post | 23:29 - 14.03.2017

Pas nëntë Vëllimeve poetike dhe Gramatikës së Gjuhës Angleze Learn Your Dream Language doli në dritë edhe romani i parë ‘Prapa kurrë më!’ i poetit të mirënjohur Tyran Prizren SPAHIU.

Rreth romanit të parë të poetit, shkrimtarit, eseistit, studiuesit, pedagogut Tyran Prizren SPAHIU.

Poeti i mirënjohur, quajtur Pendë e Artë në qarqet e botës së fjalës së shkruar, pasi që Tyrani shkruan poezi edhe në gjuhën angleze gëzon reputacion të një shpirti të pastër me stil të vaçantë të poezisë, tani i dëshmuar edhe romancier. Posa fillova të shfletoj nuk po u besoja syve ngjarjet e shtjelluara të mikut tim sikur rrebeloheshin dhe nxirrnin nga blloku i mejtesës së popullit vuajtjet dhe pakënaqësit të cilat ishin bashkëudhëtarë, ato ndiqnin ritualin e jetës, por në forma dhe objektizma të kohëve bashkohëruese të tij.

Emocionet më mbërthyen dhe e tërë kjo më nxiti të rilexoj George Orwell-1984.
Vllau i Madh me tërë forcën e vet vazhdon të sundoj në forma të papranueshme në të kaluarën, sot, dhe frikësohem edhe në të ardhmen. Ky është Vllau që sundon edhe jetën private të njeriut në forma të ndryshme. Ishte koha e Perdes së Hekurt, koha kur njerëzit e sistemit në çdo formë futeshin në jetën e njerëzve, ndodhë ashtu edhe sot kur Vllau i Madh pikërisht shteti në romanin ‘Prapa Kurrë Më’ në forma më të sofistikuara të mundshme që mund të shpikë truri i njeriut.

Sistemet janë pjesë e gjallesës, mbijetesës, mbindërtimit, të stërngarkuar me aparate që madje janë të pranishëm në vendet më intime të krijesës njeri. Nesër po edhe nesër me makina të përsosura do të udhëzojnë ndërtimet e hekurtë-robotët të zbatojnë urdhërat, mundësojnë ndeshjet e mendimeve, ushqejnë ndjenjat e çoroditura, furnizojnë tronditjet më makabre që mund të ket një person. Janë ata pandërprerë aty. Në keqtrajtim apo do tentojnë të frymojnë në privatësinë e krijesave duke tentuar në çdo formë të mbajnë nën emocione, frikësim, kërcënim… popullatën në kuptimin më të gjërë të mos devijoj nga qëllimi i tyre vetëm e vetëm mos të humbasin objektivin e tyre primar, sundimin.

Romani ‘Prapa kurrë më’ ngërthen në vete dy sisteme, që në mënyrën e vet janë të pranishëm në jetën e njeriut. Në një anë njeriu i pafajshëm pëson ndërsa në anën tjetër fajtori në këtë rast konkretisht djali i Shkëmbit falet për një arsye të vetme, sërish janë dëshmitarët e dyshimtë që vendosin.

Një kohë të gjatë do të jetë kjo temë aktuale dhe tejet tërheqëse për njeriun gjegjësisht lexuesin.

Romani ka një hyrje që vërtetë nxitë lexuesin të gjejë kohë të lirë dhe pa humbur asnjë fjalë të futet i tëri në këtë histori tejet të dhimbshme por edhe jashtëzakonisht intriguese për shtresën e gjërë të dashnorëve të fjalës së shkruar.

Lufta vazhdonte diku dimri në të ikur lëshonte tisin e bardhë të gërhamës së fundit të dëborës, e cila bashkë me të ftohtin dhe luftën që kish lidhur dhimbjet dhe ofshamat për të afërmit të cilët prisnin fëmijët, vëllezrit motrat baballarët.

Vazhdonin krismat e fundit, dushmani kishte marrë rrugën e turpit. Një çift partizanësh të dashuruar tokë me lirinë e shumëpritur, ditët rrokulliseshin dhe fitorja erdhi tokë me krismat që lajmëronin çlirimin e vendit nga okupatori, dy shokë të një kompanie të brigadës 127, Iliri i dashuruar në Vjosën por poashtu edhe Rendi. Rendi një djalë simpatik, luftëtar i vendosur e sypatrëmbur, ku vinte veten në rrezik për të shpëtuar shokët. Vjosa kjo partizane e devotshme vinte nga një familje fshatare me tradita patriotike nga jugu, lidhja me Rendin e ftohu miqësinë midis dy shokëve. Me sihariqin e çlirimit të vendit lindi dhe djali, që e quajtën Shkëmb Malsori.

Kontraditat dhe pakënaqësitë midis tyre u thelluan, ashpërsia kulmoi në mbledhjen e fundit. Rendi gjeti rrugën e vetme më të shkurtër, doli jashtë kufirit dhe iku në Amerikë duke formuar familje të re, por mendjen e kishte te i biri, që kish lënë në Atdhe. Gruaja ka mbetur vetëm, humbur në kohë nga mërzia kthente nga një gotë raki, por jo problematik për vete e shoqërinë. Koha bënë evolimet e saja ku dhe njeriu i përshtatet sistemeve shoqërore ku jeton. Sistemi një partiak kishte shumë diferencime shoqërore, ku dhe lufta e klasave po zgjerohej dhe thellohej nga një hendek i pa parë, ku liria e fjalës çensurohej dhe futej në birrucat më të errta, nga prapaskena e njeriut mbi njeriun, ja kalonin dhe dramave shekspirjane.

Djali rritej, sa i thoshin i biri i partizanit të arratisur, mësonte dhe gjithmonë ishte i pari në mësime dhe kish përvetësuar disa gjuhë të huaja, dyshimet kishin veshur rrobat e pakënaësisë, termini latin, ..homo hominis lupos es,.. njeriu për njeriun është ujk kish zënë vend.

Shkëmbin e futën në kurth, atij i vendosën hekurat dhe e çuan në birrucë, pas një kohe të shkurtër e dënuan me tridhjet vjet burg, për dy vrasje të bëra nga dikush, nga ku alkooli i bente një rrevoltë të brendëshme, largimi nga ky humnerë solli në ikje, Amerikë ndaj i nderuar lexues mu desh të bëj një sinoptik të ngjarjeve, të përmbledhura, por nështjellim, më të zgjeruar i ka libri, “Prapa kurrë më!”, SPAHIU më kthehu kohën prapa që dremiste në kujtimet e hidhura e të përjetuara, të asaj kohe të rëndë.

Autorin, Tyran Prizren SPAHIU, për këtë libër të veçantë e me nuanca historie, ku emrat e protagonistëve në këtë roman janë fiktivë dhe peshën do e bartë historia.

Parathënje nga poeti Pllumb SHEHU, Tiranë, 2017


Etiketa:
Arivisti Company