Donika Gërvalla: Votat që mori Vjosa Osmani tregojnë qartë se kush është zëri i LDK’së

Prishtinë – Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Gërvalla ka thënë se kandidatja e LDK’së për deputete, Vjosa Osmani, ka marrë mbi 60.000 vota.

“Saaa? 60.000 vota???!!! Kryesia e konsumuar e LDK-së e vuri në vendin 81, dhe atë me qykë të zorit. Elektorati i LDK-së, dinjitetin, qëndrimin dhe guximin e Vjosa Osmanit e shpërbleu me mbi 60.000 vota”, ka shkruar Gërvalla.

“Mësim për të gjithë ata që hynë me nga 5.000 – 6.000 vota në parlament dhe nuk e lanë asnjë gjurmë të vetme”, ka thënë Gërvalla. 

“Për gjithkënd është e qartë tashmë se kush është zëri i LDK-së”, ka shkruar ajo.

Etiketa: , , ,

Leave a Reply