Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane, në gjysmëfinale përballet me boksieren serbe


E mërkurë, 23 Shtator 2026
Donjeta Sadiku siguron medaljen evropiane, në gjysmëfinale përballet me boksieren serbe

Boksierja kosovare Donjeta Sadiku ka siguruar medalje në Kampionatin Evropian të boksit “Sofia 2026”.

Sadiku ka triumfuar të mërkurën në çerekfinale ndaj holandezes Maud van der Toorn, të cilën e mposhti bindshëm me rezultatin 5:0.

Me këtë fitore, Sadiku ka siguruar medalje evropiane, ndërsa tani e pret dueli i gjysmëfinales në kategorinë deri në 60 kilogramë.

Në gjysmëfinale, boksierja kosovare do të përballet me përfaqësuesen e Serbisë, rusen Kristina Kuluhova.

Sadiku dhe Kuluhova janë përballur edhe në finalen e Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”, ku triumf kishte regjistruar boksierja kosovare.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit