Dorëzon armën me të cilin i biri ka kryer vjedhje


E hënë, 20 Prill 2015

Ferizaj – Një ferizajas e ka dorëzuar vullnetarisht në polici revolen, për të cilën mendon se djali i tij i mitur e ka përdorur për të kryer një vjedhje të rëndë.

Ai i ka rrëfyer policisë se i biri, pasi ka kryer veprën kriminele, është fotografuar me revolen në dorë dhe më pas foton e ka postuar në Facebook.

Sipas raportit të policisë, prindi ka dorëzuar një revole të tipit Ekol të kalibrit 9 milimetra dhe një karikator pa municion.

Lidhur me rastin i dyshuari është intervistuar në praninë e prindit, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti vazhdon në procedurë të rregullt, njoftoi policia e Ferizajt, transmeton KP.

Etiketa: ,
Të fundit