E premte, 23 Tetor 2026

Skeleti i lashtë 67 milionë vjeçar i dinozaurit i quajtur “Jodi” po ekspozohet në Nju Jork dhe do të dalë në ankand nga shtëpia e njohur e Sotheby’s më 27 tetor 2026.
Skeleti pritet të kapë një vlerë prej 6 deri në 9 milionë dollarë.
Ndonëse shpesh referohet në media si “kushëriri më i vogël” ose i ngjashëm me një Tyrannosaurus Rex në miniaturë, ky fosil mbart një histori mjaft interesante riemërtimi shkencor dhe tregtar.
“Jodi është një dinozaur shumë emocionues, një gjini e provuar rishtas. Eshtë një Nanotyrannus. Ai u zbulua në vitin 2019, në Montana, afër qytetit të Jordanit. Ky lloj dinosauri është diçka që studiuesit më parë thanë se mund të jetë një i mitur T rex. Por falë hulumtimeve të gjera që sapo u botuan vjeshtën e kaluar, ne tani kemi prova se ky është në të vërtetë një lloj dinozaur krejtësisht i ndryshëm i njohur si një Nanotyrannus”, tha kryetarja e ankandit, Cassandra Hatton.
Jodi është i gjatë gati 6 metra me një lartësi prej 2 metra. Ndryshe nga T Rex, ai kishte krahë dhe këmbë shumë më të gjata në proporcion me trupin, si dhe më shumë dhëmbë, duke qenë një predator më i vogël por ekstremisht i shpejtë dhe i shkathët.
Jodi u ekspozua me emrin “Chomper ” në Mjeshtrat e Frieze të Londrës në 2023, kur u paraqit si një T Rex i mitur, tha shtëpia e ankandit.
Burimi: mesazhi
