Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Drenas, në shkollën e fshatit Krajkovë shpërndahen libra me përmbajtje të fesë katolike (FOTO)

Prizren Post | 22:45 - 17.12.2015

Drenas – Në Shkollën e Mesme të Ulët “Gani Elshani”, në fshatin Krajkovë (Drenas), shpërndahen libra me përmbajtje fetare. Me rastin e festave të krishtera, Këshilli “Ungjilli i Krishtit”, me zyre në Tiranë, prapa TVSH-së, vizitoi Shkollën e Mesme të Ulët “Gani Elshani”, në fshatin Krajkovë të Drenasit.

Me këtë rast ata i shpërndanë dhurata të gjithë nxënesve të kësaj shkolle, ku në ato dhurata e bashkangjitur ishte edhe një libërth fetarë, që fletë për fenë krishtere, sic edhe mund ta shihni në fotot e dërguara nga një lexues dhe banorë i këtij fshati, që së bashku me disa banorë tjerë kanë shprehë shqetësimin e tyre për shpërndarje të librave të tilla që thërrasin në konvertim në fenë e krishterë, transmeton Drenica Press.

krishti-e1450291414794

Në fakt sipas ligjeve kushtetuese në vend, shkollat publike janë shkolla laike, dhe nuk lejohet promovimi i feve, ku janë të ndaluara edhe bartja e simboleve fetare, e aq më pak të bëhet shpërndarja e librave me një përmbajtje të tillë. Nuk dihet se persona të tillë a kanë marrë leje nga MASHT-i, apo nga drejtori i shkollës së këtij fshati, mirëpo aktiviteti i tyre nuk ka rënë në syrin e askujt, madje pak nga banorët e fshatit dijnë për këtë gjë, se fëmijët e tyre janë paisur me dhurata të tilla. Në regjistrimin e popullsisë i tërë fshati është deklaruar se i përketë fesë Islame.

12388030_934246366612361_2064210945_n


Etiketa:
Arivisti Company