Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Dy ushtarë amerikanë janë vrarë dhe pesë janë plagosur në Irak

Prizren Post | 10:40 - 14.08.2017

Koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, që luton kundër grupit terrorist ISIS, ka njoftuar mbrëmë vonë se raportet e para sinjalizojnë se vrasjet dhe palgosjet nuk kishin ndodhur për shkak të kontaktit me armikun, megjithqë nuk elaborohet më tepër.

Agjencia e lajmeve Amaq, e cila është e lidhur me Shtetin Islamik, ka pretenduar se raketat e hedhura nga ky grup kanë shkaktuar disa viktima në mesin e trupave amerikane në pjesën veriore të Irakut.

Luftëtarët e grupit terrorist, ISIS, janë dëbuar nga pjesa më e madhe e territorit, që ata e kishin okupuar nga forcat qeveritare, përfshirë qytetin kryesor verior, Mosul.

Por, ata ende i kanë nën kontroll disa hapësira, përfshirë lokalitetin Tel Afar, në perëndim të Mosulit.

Faqja në Internet, iCasualties.org, që i shënon viktimat e koalicionit në Irak dhe Afganistan, ka raportuar se 11 ushtarë amerikanë janë vrarë në Irak gjatë këtij viti. /rel/. 


Etiketa:
Arivisti Company