E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç


E mërkurë, 19 Gusht 2026
E rëndë: Viktimat e aksidentit në Smrekonicë janë 22 dhe 24 vjeç

Viktimat e aksidentit tragjik i cili ka ndodhur rreth orës 02:53 janë të moshave 22 dhe 24 vjeçar.

Përplasja tragjike sipas policisë ka ndodhur në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, transmeton Klankosova.tv.

Viktimat janë dërguar për trajtim mjekësor, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen e tyre.

Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion. Njësia Rajonale e Trafikut, në koordinim dhe nën udhëheqjen e prokurorit kompetent, është duke ndërmarrë veprimet hetimore për rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit