Eksport dhe import i armëve: Konfiskohen qindra fishekë në Prishtinë


E mërkurë, 29 Korrik 2026
Eksport dhe import i armëve: Konfiskohen qindra fishekë në Prishtinë

Policia e Kosovës ka konfiskuar 127 fishekë, një karikator të pushkës automatike AK dhe një karikator të pistoletës gjatë një bastisjeje të realizuar në Prishtinë.

Sipas njoftimit policor, është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, ndërsa gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar municioni dhe karikatori, transmeton Klankosova.tv.

Lidhur me rastin, i dyshuari është intervistuar, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar si “Eksport, import, furnizim apo shitje e paautorizuar e armëve”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit