E enjte, 23 Korrik 2026

Policia e Kosovës njoftoi se ekstradimi është realizuar më 23 korrik 2026 nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në koordinim me njësitë relevante të Policisë së Kosovës, institucionet e drejtësisë dhe autoritetet italiane.
âI dyshuari ishte arrestuar nga autoritetet italiane, pasi kërkohej përmes INTERPOL-it me letër rreshtim ndërkombëtar të lëshuar nga institucionet e drejtësisë së Kosovës, për veprat penale âfalsifikim i dokumenteveâ dhe âkeqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtarâ, ndërsa i njëjti i ishte shmangur drejtësisëâ, thuhet në njoftimin e Policisë.
Sipas autoriteteve, ekstradimi u realizua në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.
âPas ekstradimit, i dyshuari iu dorëzua njësive përkatëse të Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave të mëtejshme ligjoreâ, theksohet në komunikatë.
Policia e Kosovës bëri të ditur se Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor do të vazhdojë bashkëpunimin me institucionet vendore dhe partnerët ndërkombëtarë në shkëmbimin e informacioneve, me synim parandalimin, hetimin dhe zbulimin e aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, arrestimin dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar brenda dhe jashtë vendit.
Burimi: klankosova
