E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë


E enjte, 23 Korrik 2026
E trishtë: Vdes në QKUK gruaja që u aksidentua disa ditë më parë në Mitrovicë

Sipas Policisë, aksidenti kishte ndodhur rreth orës 14:15, kur një drejtues i automjetit, shtetas i Kosovës, dyshohet se nga pakujdesia ka goditur një veturë tjetër që drejtohej nga një grua, transmeton Klankosova.tv.

Si pasojë e përplasjes, ishin lënduar të dy drejtuesit e automjeteve dhe katër pasagjere.

Më 22 korrik, Policia është njoftuar nga QKUK-ja se njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë.

“Mitrovicë Jug  17.07.2026-14:15.  Dyshohet se vozitësi mashkull kosovar me veturë nga pa kujdesia ka goditur veturën tjetër me vozitëse femër kosovare. Si pasojë janë lënduar të dy vozitësit dhe katër pasagjeret femra kosovare, të cilët janë dërguar në tretman mjekësor. Më 22.07.2026 nga QKUK është njoftuar që njëra nga të lënduarat femër ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit