E shtunë, 6 Qershor 2026

Ditë më parë, futbollisti i talentuar, Erblin Osmani i cili luan te gjiganti gjerman, Bayern Munich, ishte në stërvitjen e Përfaqësueses së Kosovës.
Ai u mirëprit nga kreu i FFK-së, Agim Ademi dhe selektori i Kosovës, Franco Foda, derisa kishte raportime se ai mund të jetë prurja e re e ”Dardanëve”, shkruan IndeksOnline.
Para ndeshjes me Andorrë, Foda u pyet rreth kësaj tme, duke dhënë sqarime, ku tha se aktualisht nuk ka asgjë, pasi Erblin Osmani mund të luaj edhe për një kombëtare tjetër, duke aluduar në atë të Gjermanisë, por tha se vendimi i takon vet futbollistit, derisa stafi i tij do të jetë në kontatkt të vazhdueshëm.
“Erblin Osmani? Ishte shumë e rëndësishme që të njiheshim personalisht dhe të bisedonim me njëri-tjetrin. Pikërisht për këtë arsye u takuam këtu, në Prishtinë. Ai duhet të krijonte një përshtypje më të qartë për kushtet dhe ambientin që kemi këtu. Megjithatë, në fund vendimi i takon atij. Ai e ka mundësinë të luajë edhe për një kombëtare tjetër, por ne do të vazhdojmë të jemi në kontakt. Është një futbollist shumë i ri, i cili gjatë muajve të fundit ka pasur një zhvillim të mirë, por fatkeqësisht aktualisht është i lënduar. Siç thashë, mbetet të shihet se çfarë do të sjellë e ardhmja.”, ka deklaruar Franco Foda./IndeksOnline/
Burimi: 04online
