E premte, 19 Maj 2023
Erden Atiq zyrtarisht ka marrë detyrën e tij si kryetar i Mitrovicës së Veriut.
Seanca e betimit ka filluar pas orës 11:00, transmeton Telegrafi.
Atiq u betua para anëtarëve se do të jetë në shërbim të qytetarëve. Gjatë seancës, Atiq emëroi gjithashtu edhe nënkryetaren e komunës, Katarina Axhançiq, nga radhët e komunitetit serb.
Para fillimit të seancës ku u betua Atiq, në ndërtesën e Komunës së Mitrovicës së Veriut u vendos edhe flamuri i shtetit të Kosovës.
Në zgjedhjet e 23 prillit, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Erden Atiq ka marrë 66.9% të votave. /Telegrafi/
Etiketa: Aktuale