Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Erdogan: Dënoj me keqardhje sulmin terrorist në Stamboll

Prizren Post | 18:11 - 12.01.2016

Ankara – “Dënoj me keqardhje këtë ngjarje terroriste e cila vlerësohet si një sulm nga një kamikaz me origjinë siriane dhe që ka ndodhur në sheshin ‘Sulltanahmet’ në Stamboll”- u shpreh Erdoğan.

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, gjatë fjalës në konferencën e ambasadorëve ka reaguar në lidhje me shpërthimin e sotëm në Stamboll, raporton Anadolu Agency (AA).
“Dënoj me keqardhje këtë ngjarje terroriste e cila vlerësohet si një sulm nga një kamikaz me origjinë siriane dhe që ka ndodhur në sheshin ‘Sulltanahmet’ në Stamboll”- u shpreh Erdoğan.

Presidenti i Turqisë u shpreh më tej se “për shkak të akteve të organizatës terroriste të përjetuara shkelen të drejtat dhe liritë e miliona qytetarëve tanë që jetojnë në rajon dhe ajo që kryen këto shkelje është organizata terroriste dhe jo shteti”.

-“Problematika e Turqisë është problematikë e terrorizmit dhe jo problematikë e kurdëve”-

Erdoğan ka theksuar se Turqia nuk ka asnjë problem me qytetarët e saj kurdë dhe se nuk ka një çështje “problematika kurde”.

“Ashtu siç edhe në rajone të ndryshme të vendit edhe vëllezërit e mi kurdë mund të kenë probleme në vendet ku jetojnë dhe këto do ti zgjidhim duke i konsultuar bashkërisht. Problemi që ka Turqia është terrorizmi që çuditërisht ndodhet në shumë vende të botës. Pra nuk është një problematikë në lidhje me kurdët, të mos gënjejmë veten tonë dhe duhet ta shpjegojmë mirë këtë. Por fatkeqësisht disa të ashtu quajtur intelektualë flasin se shteti po kryen masakra. Ju pseudo intelektualë, jeni në errësirë, jeni errësirë. Nuk jeni në dritë. Ju jeni aq errësirë dhe të pa ditur saqë nuk dini adresën e juglindjes dhe të lindjes. Por ne ato rajone atje, ato adresa i njohim shumë mirë ashtu si rrugën e shtëpisë”.


Etiketa:
Arivisti Company