E enjte, 4 Qershor 2026

Një incident familjar ka ndodhur sot në Prizren në rrugën “Janina” ku dy persona janë përfshirë në një rrahje.
Me këtë rast një person ka marrë lëndime të lehta nga thika.
Lidhur me rastin për Klankosova.tv u deklarua Policia përmes zëdhënësit rajonal Shaqir Bytyqi.
“Ka ndodhur një rrahje mes së paku dy personave, ka mundësi që kanë qenë të përfshirë edhe më shumë. Një person ka marrë lëndime të lehta trupore si pasojë e goditjes me thikë. Rasti ka ndodhur në afërsi të rrugës “Janina””, deklaroi Bytyqi.
“Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe po mbledhë tutje informacionet lidhur me rastin. Tashmë hetimet lidhur me rastin kanë filluar”, theksoi ai.
Klankosova.tv mëson se dyshohet se rrahja ka ndodhur mes nipit dhe axhës, derisa ende nuk dihet arsyeja që ka çuar deri tek ky konflikt.
Burimi: klankosova
