Fabregas: Hazard është Messi i Chelseat


E mërkurë, 8 Tetor 2014

Cesc Fabregas e ka krahasuar Eden Hazardin me Lionel Messin. Mesfushori spanjoll e ka lavdëruar kolegun e tij të repartit.

“Hazard ka aftësi të jashtëzakonshme. Ai është lojtari që e lidh mesfushën me sulmin. Ai është Messi ynë, sepse e bën diferencën”, deklaroi 27 vjeçari.

Hazard, i cili ishte golashënuesi më i mirë i Blues me 14 gola sezonin e kaluar, është bërë njëri prej mesfushorëve më të mirë në Evropë, që nga transferimi i tij në Stamford Bridge në vitin 2012.

Etiketa: , ,
Të fundit