E martë, 20 Tetor 2026

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe plot shije gjithashtu.
I pasur në proteina dhe vitamin B6 mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.
Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetëshme e pulës bashkë me spinaqin ju do të merni një grup vitaminash me veti të jashtëzakonshme vetëm në një vakt.
Përbërësit
- 4 fileto gjoks pule
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 450gr spinaq
- 130 gr djathë i bardhë
- 250 gr thërrime buke të thekur
- 110 gr gjalpë i shkrirë
- 2 thelpinj hudhër e grirë
Përgatitja
- Ndezni furrën në temperaturë 180 gradë.
- Më pas, merni filetot e pulës dhe përgatitini për t’i mbushur.
- Mund të zgjidhni t’i mbushni sipas dëshirës, një mënyrë është t’i rrihni me një çekiç derisa të bëhen të holla që më pas të mund t’i bëni role.
- Mënyra e dytë është ajo e prerjes së filotos në dy pjesë, por pa i shkëputur pjesët nga njëra tjetra deri në fund.
- Ndërkohë në një tigan gatuani spinaqin dhe hudhrën e grirë duke i shtuar pak nga pak të gjithë vajin e ullirit.
- Shtoni në tigan edhe djathin e bardhë, sasia e djathit mund të jetë sipas dëshirës.
- Pasi spinaqi të jetë zbutur plotësisht vendoseni më kujdes brenda filetove të pulës.
- Nëse ju ngelet sasi nga mbushja e spinaqit ruajeni për ta hedhur në tavë.
- Pasi të keni mbaruar me mbushjen e pulës në mënyrën që ju dëshironi vendosni nga një kunjë në anë të mishit në mënyrë që spinaqi të mos dalë jashtë.
- Në një pjatë hidhni thërrimet e bukës dhe lyeni disa herë filetot e pulës.
- Ky hap mund të evitohet nëse ky përbërës nuk ju gjendet në shtëpi.
- Vendosini në një tavë qelqi duke i hedhur pak gjalp të shkrirë sipër.
- Futeni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.
- Më pas pula është gati për t’u shërbyer dhe shijuar.
Burimi: mesazhi
