Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”


E premte, 28 Gusht 2026
Flaka Loxha në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”

Xhudistja kosovare Flaka Loxha është kualifikuar në gjysmëfinale të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Në luftën e parë, Loxha u përball me italianen Michela Terranova, të cilën arriti ta mposhtë pas një dueli të fortë.

Fitorja erdhi me “Yuko” në kohën shtesë, duke i siguruar xhudistes kosovare kalimin në gjysmëfinale.

Loxha po garon në kategorinë deri në 57 kilogramë dhe tashmë është në garë për medalje.

Ajo do të kërkojë një tjetër fitore për të siguruar finalen dhe një medalje në këtë edicion të Lojërave Mesdhetare.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit