Fluturat ngatërrojnë grabitqarët me iluzione optike


E diel, 11 Tetor 2026
Fluturat ngatërrojnë grabitqarët me iluzione optike

Fluturat përdorin iluzionet optike për të ngatërruar predatorët.

Nga këta të fundit, janë shumë të paktë ata që janë të specializuar në kapjen e tyre në fluturim, pavarësisht se janë shumëngjyrëshe e nuk kalojnë pa u vënë re.

Tashmë është kuptuar që arsyeja qëndron pikërisht pas krahëve të tyre, ku format e ngjyrat mbi krahët gjatë fluturimit, teksa i rrahin shpejt, krijojnë iluzione të fuqishme optike që e ngatërrojnë çdo gjahtar.

Rezultati është se nuk arrijnë të vlerësojnë në mënyrë korrekte e të saktë as shpejtësinë e as drejtimin, duke i ndikuar që të gabojnë në përllogaritjen e trajektores.

Ky është konkluzioni i një studimi të gjatë të publikuar në revistën shkencore prestigjoze “Nature” nga një grup kërkimor i Universitetit britanik “Exeter”, që për herë te parë konfirmon teorinë sipas së cilës dizenjot të tilla si tek zebrat, gjarpërinjtë dhe hardhucat janë në gjendje të shqetësojnë perceptimin viziv.

Autorët e studimit kanë përdorur një telekamerë me shpejtësi të lartë për të kapur fluturimin e fluturave me rreth një mijë fotograme në sekond, për të kuptuar si duken në sytë e një zogu.

Kanë ekzaminuar rreth 400 flutura evropiane dhe kanë testuar mbi 50 mijë forma e ngjyra të krahëve të tyre.

Efekti ishte impresionues, dhe lëvizja e tyre ngatërron thellësisht syrin, me një mekanizëm gati hipnotik.


Burimi: mesazhi

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit