Fondacioni turk Maarif fillon aktivitetet në fushën e arsimit në Kosovë


E martë, 25 Prill 2017

Prishtinë – Fondacioni Maarif i Turqisë dhe kolegji International American Academy of Kosovo (IAAK) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për mes të cilës i hapet rruga këtij fondacioni për fillimin e aktiviteteve në Kosovë, raporton Anadolu Agency.

Protokolli i bashkëpunimit në emër të Fondacionit Maarif është nënshkruar nga Yunus Torpil dhe Ahmet Türkben, anëtarë të Bordit Drejtues të këtij institucioni, si dhe nga në emër të IAAK nga koordinatorja e kolegjit, Azemine Kukaj-Kajoshi.

Protokolli nënkupton nisjen e aktivitetit të parë të Maarifit në Kosovë, ku pritet që krahas të vazhdimit të punës, kolegji IAAK të rrisë standardet mësimore duke i çuar ato në standardet mësimdhënëse dhe edukuese të Fondacionit Maarif.

Në një fjalim të mbajtur me këtë rast, Türkben, tha se me këtë protokoll ai beson se arsimimi do të ofrohet në një nivel të lartë.

Duke vënë në dukje se Fondacioni Maarif do të punojë për rritjen e standardeve fizike të shkollës duke vlerësuar edhe ato aktualet, Türkben në vijim të fjalës së tij është shprehur: “Bashkë edhe me këtë protokoll, Maarif nisi kështu rrugëtimin e tij në fushën e arsimit në Kosovë. Do të punojmë bashkë me personelin arsimor dhe stafin drejtues në këtë shkollë për të çuar edhe më tej cilësinë në mësimdhënie. Ky bashkëpunim do të jetë fillimi i të gjitha gjërave të bukura për Kosovën dhe Ballkanin, për Turqinë dhe këtë rajon të zemrës sonë.”

Ndërsa Torpil në fjalën e tij ka thënë se Fondacioni Maarif do të nisë punën në fushën e arsimit këtë vit në gjysmën e vendeve të Ballkanit.

“Shpresojmë që ky fillim këtu në fushën e arsimit do të përqafojë të gjithë Ballkanin. Shpresoj dhe besoj që kjo nismë e jona të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës dhe të ardhmes së saj, në të mirë të Ballkanit dhe të gjithë njerëzimit”, është shprehur ai më tej.

Një fjalë përshëndetëse në këtë ceremoni ka mbajtur edhe koordinatorja e IAAK, Azemina Kukaj-Kaloshi, e cila e ka cilësuar protokollin e bashkëpunimit si historik dhe të veçantë.

Duke vënë në dukje se synimi kryesor i tyre është rritja e cilësisë së arsimit dhe bashkëpunimi me institucione të kësaj natyre, Kaloshi ka shtuar: “Maarif edhe pse ka një të kaluar të shkurtër ka arritur të tregojë se është një institucion serioz dhe që e ka treguar veten në këtë fushë. Njëkohësisht kemi siguri tek ky fondacion, siguri kjo që lidhet me Ministrinë turke të Arsimit. Në këtë kontekst është një institucion që ka treguar veten në arenën ndërkombëtare.”

Kaloshi në vijim ka thënë gjithashtu se rrugëtimi i tyre në fushën e arsimit do të vazhdojë në mënyrë më profesionale dhe se ky aktivitet është i rëndësishëm për Kosovën dhe Ballkanin.

Etiketa: , ,