Franca mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, por me masa përcjellëse


E premte, 11 Nëntor 2022

PRISHTINË – Ambasadori francez në Kosovë, Olivier Guérot ka folur sot për çështjen e vizave për Kosovën, duke thënë se Franca është në favor të liberalizimit.

Ai tha se Franca mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën, me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen.

“Porosia jonë është që të mos ketë urrejtje por ajo urrejtje që ka ekzistuar të transformohet në përparim, në pajtim për të ardhmen e të dy vendeve….

Është një mesazh për të gjitha vendet që kanë raporte të komplikuara mes vete por dhe një burim inspirimi për ti rregulluar dhe qetësuar tensionet dhe për ti rregulluar raportet mes vendeve që kanë konflikte të ndryshme.

Diskutimet teknike po vazhdojnë, në qershor të këtij viti presidenti Emmanuel Macron i ka thënë presidentes Osmani se ne jemi në favor të liberalizimit të vizave me disa masa përcjellëse që duhet të realizohen. Ne e respektojmë këtë angazhim politik dhe jemi në favor të asaj që e thash më herët…Diskutimet teknike për liberalizimin e vizave po vazhdojnë dhe po presim që të ketë një vendim pozitiv të favorshëm në fund dhe të arrihet një marrëveshje lidhur me këtë çështje”, përfundoi ai.

Etiketa: , , ,