Gashi: Mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të PDK-së

PRIZREN – Ish-ministri i Kulturës nga radhët e Partisë Demokratike, Kujtim Gashi njofton për një mobilizim të jashtëzakonshëm të struktuarave të PDK-së në regjionin e Prizrenit.

“Nga Dragashi i Sharrit të bukur, në Suharekë e Rahovec, mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave të Partisë Demokratike të Kosovës.”, tha Gashi përmes një njoftimi në Facebook.

Ai poashtu tha se 14 shkurt është afër. Dhe njëkohësisht hhumë afër është edhe dita kur qytetarët do t’i ndëshkojnë mashtruesit e qeverisë së “shpresës”. Edhe më afër është dita kur Partia Demokratike do të fillojë epokën e re të qeverisjes së vendit me Kryeministrin e ri, Enver Hoxha.

Etiketa: , ,

Leave a Reply