Real Madridi pret përgjigjen e Leipzigut, marrëveshja për Yan Diomanden ende larg


E diel, 2 Gusht 2026
Real Madridi pret përgjigjen e Leipzigut, marrëveshja për Yan Diomanden ende larg

Transferimi i Yan Diomandé te Real Madridi vazhdon të mbetet i bllokuar, pasi RB Leipzig ende nuk i është përgjigjur ofertës së klubit spanjoll.

Sipas gazetarit Florian Plettenberg, pavarësisht kontakteve të vazhdueshme mes palëve, ende nuk ka asnjë marrëveshje për kalimin e talentit nga Bregu i Fildishtë në “Santiago Bernabéu”.

Real Madridi mbetet i interesuar për ta transferuar Diomandén, por drejtuesit e Leipzigut vazhdojnë të mos japin një përgjigje për ofertën e paraqitur nga “Los Blancos”.

Negociatat janë ende në zhvillim, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë një marrëveshje para mbylljes së afatit kalimtar.


Burimi: 04online

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit