E diel, 2 Gusht 2026

Policia e Kosovës e ka arrestuar një person në fshatin Gjinoc të Suharekës, pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në një aheng familjar.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës.
Të dyshuarit i është konfiskuar një pushkë automatike, me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.
âFsh. Gjinoc, Suharekë 01.08.2026 â 21:00. Pas disa të shtënave me armë zjarri gjatë një ahengu familjar, nga i dyshuari mashkull kosovar, është konfiskuar arma – pushkë automatike me gjashtë gëzhoja dhe një karikator.â, thuhet në raport.
Pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rasti për dy vepra penale âShkaktim i rrezikut të përgjithshëmâ dhe âArmëmbajtje pa lejeâ. /Klankosova.tv
Burimi: klankosova
