E diel, 12 Korrik 2026

Një fëmijë është goditur nga një veturë gjatë ditës së sotme në Rahovec.
Klankosova.tv mëson se drejtuesi i automjetit, i dyshuar për aksidentin, e ka dërguar fillimisht fëmijën për trajtim në Spitalin e Gjakovës, por më pas është larguar. Pas marrjes së ndihmës së parë, fëmija është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtejshëm.
Sipas informacioneve që posedon Klankosova.tv, fëmija është jashtë rrezikut për jetën, në gjendje stabile shëndetësore dhe ka pësuar lëndime të lehta.
Pas një pune intensive hetimore, Policia e Kosovës ka arritur ta identifikojë personin e dyshuar, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Rrethanat e aksidentit janë duke u hetuar, raporton Klankosova.tv.
Ndërkaq, gjatë ditës është raportuar edhe një aksident tjetër në fshatin Llazit të Malishevës, ku janë përfshirë vetëm dëme materiale. Sipas informacioneve, aksidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e kyçjes së pasigurt në rrugë. Si pasojë e përplasjes, nëna dhe fëmija që ndodheshin në automjet kanë pësuar shqetësime, por jo lëndime serioze./Klankosova.tv
Burimi: klankosova
