Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën


E diel, 12 Korrik 2026
Parlamenti Evropian: Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën

Parlamenti Evropian ka kërkuar nga Serbia normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, duke theksuar se përparimi i saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian varet nga reformat në sundimin e ligjit dhe respektimi i standardeve demokratike.

“Serbia duhet të tregojë angazhim të vërtetë ndaj vlerave të Bashkimit Evropian. Përparimi drejt anëtarësimit në BE është i mundur vetëm përmes reformave në sundimin e ligjit dhe forcimit të standardeve demokratike. Serbia duhet t’i normalizojë marrëdhëniet me Kosovën. Për zgjidhjen e krizës politike nevojiten zgjedhje të lira dhe të ndershme”, shkruan në X Parlamenti Evropian.


Burimi: mesazhi

Etiketa:
Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit