Hajnat ia mësyjnë një kompanie në Gjilan, vjedhin fije bakri


E martë, 31 Mars 2026
Hajnat ia mësyjnë një kompanie në Gjilan, vjedhin fije bakri

Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar të dielën në rrugën “Enver Rexhepi” në Gjilan.

Sipas raportit të policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në një kompani dhe kanë vjedhur fije metalike të bakrit, transmeton Klankosova.tv.

Të njëjtit ende nuk janë kapur, ndërsa hetimet rreth rastit po vazhdojnë.

“Është raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë përmes dritares në objektin e kompanisë së viktimës kosovar dhe prej aty kanë vjedhur fije metalike të bakrit. Në konsultim me prokurorin është iniciuar rasti dhe mbetet në hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit