E mërkurë, 18 Tetor 2017
Në një prononcim për “Indeksonline”, ai ka thënë se PKS-ja dënon me forcë gjuhën e urrejtjes si dhe metodat e kërcënimeve e shantazheve të përdorura nga Lista Srpska.
Sipas tij, plani i partisë së Goran Rakiqit është që ta bëjë veriun e Mitrovicës “strehë për kriminelët”.
Jabllanoviq ka paralajmëruar se do t’i dërgojë disa dëshmi të gjitha partive politike në Kuvendin e Serbisë për veprimtarinë kriminale të Srpskas në Kosovë.
“Po, do t’i dërgojmë fotografitë ku shihen banditët me xhipa të blinduar, si dhe emrat e kompanive që operojnë jashtëligjshëm.
Ndryshe, dje në media është raportuar se aktivistët e Listës Serbe janë rrahur në Leposaviq derisa futeshin në selinë e tyre të zgjedhjeve. /Indeksonline/
Etiketa: Aktuale, jabllanoviq, Lista Serbe