Haradinaj priti në takim Shpëtim Idrizin, kryetarin e PDIU-së


E premte, 28 Qershor 2019

PRISHTINË – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU), nga Shqipëria me të cilët ka biseduar për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Haradinaj ka shkruar se bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uron që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë.

“Mirëprita në takim një delegacion të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, të kryesuar nga Kryetari Shpëtim Idrizi, me të cilët biseduam për zhvillimet mbarëkombëtare politike dhe thellimin e bashkëpunimit mes dyja vendeve.

Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, PDIU, në vazhdimësi ka synuar promovimin e çështjes shqiptare, mbrojtjes së diasporës, e përfshirjes së atdhetarisë. Bashkëpunimi ndërmjet spektrit politik të Kosovës me atë të Shqipërisë në të gjitha periudhat ka qenë i frytshëm dhe uroj që një rrugëtim i tillë të na përcjellë çdoherë”, ka shkruar në Facebook, Haradinaj.

Etiketa: , , , , ,
Të fundit