Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë


E enjte, 18 Qershor 2026
Gjendet pa shenja jete një burrë në Mitrovicë

Një rast i rëndë është shënuar të mërkurën pasdite në rrugën “Agim Ramadani” në Mitrovicë.

Një burrë është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ndërsa me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore, transmeton Klankosovatv.

Rasti është iniciuar si “Hetim i Vdekjes”, derisa hetimet po vazhdojnë.

“Viktima mashkull kosovar, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij. Me rekomandim të prokurorit dhe kërkesën e familjarëve, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, thuhet në raportin e policisë.


Burimi: klankosova

Kërko ndihmë për trajtim shëndetësor jashtë vendit
Të fundit