Haradinaj shtroi iftar për myftiun Tërnava


E hënë, 15 Korrik 2013

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, sot në selinë e partisë ka shtruar sonte iftar për nder të kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiut Naim Tërnava dhe udhëheqjes së gjerë të BIK-ut.

Paraprakisht kryetari Haradinaj dhe myftiu Tërnana bashkëbiseduan për zhvillimet aktuale dhe pozicionin, rolin dhe rëndësinë e Bashkësisë Islame të Kosovës në të gjitha etapat që kaloi vendi dhe populli ynë në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë dhe në angazhimet e përbashkëta drejt shtetndërtimit.

Kryetari Haradinaj e falënderoi myftiun Tërnava dhe BIK-në për rolin e tyre të rëndësishëm dhe, ruajtjen e popullit tonë në kuadër të të gjitha përpjekjeve, nga çfarëdo inflirtimesh apo implikimesh të jashtme, që do të kishin reflektime të dëmshme për vendin dhe proceset tona, thuhet në njoftimin e lëshuar nga AAK-ja.

Roli i BIK-së në të gjitha këto procese ishte shumë i rëndësishëm dhe unë ua përcjellë respektin dhe falënderimet e mia për punën që po bëni, tha kryetari Haradinaj.

Nga ana e tij, kreu i BIK-ut, myftiu Naim Tërnava, e falënderoi kryetarin Haradinaj për iftarin e organizuar dhe për angazhimet e tij në krye të AAK-së dhe rolin e partisë në proceset që po kalon Kosova.

Iftari i sontëm ishte në vazhdën e pritjeve, tashmë tradicionale, që kryetari Haradinaj organizon për Bashkësinë Islame të Kosovës, në muajin e Ramazanit.

Etiketa: , , ,