E hënë, 2 Nëntor 2026

Sipas informacioneve të portalit Gazeta e Prizrenit, në vetaksidentin e rëndë që ndodhi, mbrëmë në fshatin Domaj, janë të përfshirë dy vëllezër të familjes Çoçaj nga Gjonaj i Hasit.
Nga plagët e marra, drejtuesi i mjetit, Albert Çoçaj, 46 vjeç, ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj të bashkisë Has.
Sipas Policisë, mjeti sportiv i llojit tagramendur/off-road me të cilin po udhëtonin dy vëllezërit është përmbysur aksidentalisht.
Në aksident ka mbetur i plagosur edhe vëllai i viktimës, shtetasi V. Çoçaj., 38 vjeç, që është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Kukësit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore nga mjekët. /Gazeta e Prizrenit
Burimi: gazetaeprizrenit
