E premte, 12 Qershor 2026

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, dekoroi sot me medaljen “Urdhri i Lirisë” komandant Adem Shehin, shkruan Mitropol.
Nga Farka e Tiranës, Shehi iu bashkua UÇK-së në kohën kur ushtria kishte nevojë për burra trima, shkruan IndeksOnline.
Haxhiu tha se Sehi e solli dijen e oficerit, përvojën e ushtrisë dhe seriozitetin e njeriut që e kupton peshën e detyrës.
“Si shumë oficerë e vullnetarë nga Shqipëria, ai e dinte se kur Kosova ishte në rrezik, kufiri nuk mund të ishte arsyetim për të qëndruar larg” shkroi Haxhiu.
Burimi: mitropol
Etiketa: Aktuale
