Hoxhaj letra homologëve muslimanë, i uron për Muajin e Shenjtë të Ramazanit


E premte, 27 Qershor 2014

image

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, u ka nisur nga një letër urimi homologëve të vendeve me shumicë të popullsisë muslimane për Muajin e Shenjtë të Ramazanit, përfshirë vendeve anëtare të Organizatës për Bashkëpunim Islamik, sekretarit të përgjithshëm të kësaj organizate dhe vendeve të Ligës Arabe.

Në letrën e urimit, Hoxhaj shkruan se shpreson që mesazhi i këtij muaji që përfaqëson solidaritetin, faljen dhe dashurinë ndërmjet njerëzve do të sjellë më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim ndërmjet njëri-tjetrit.

“Ne kemi besimin se lidhjet e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve tanë do të thellohen edhe më shumë në vitet që vijnë. Urime Ramazanin”, përfundon letrën e urimit, ministri Hoxhaj.

Leave a Reply

Të fundit