Prizren Post - Nga qendra e Ballkanit!

Hungaria do të mbyllë organizatat e manipuluesit Soros

Prizren Post | 01:56 - 11.01.2017

  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  
  •  

Budapest – Hungaria po planifikon që të mbyllë organizatat joqeveritare të lidhura dhe që financohen nga miliarderi amerikan George Soros tani që Donald Trump është Presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kështu ka bërë të ditur zv/kryetari i partisë së Kryeministrit hungarez Victor Orban. Hungaria do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të larguar organizatat e financuara nga Soros, ka thënë politikani hungarez.

Media amerikane Bloomberg telefonoi zyrat e Shoqërisë së Hapur në Budapest për më tepër informacione në lidhje me këtë lajm, por askush nuk u përgjigj.

George Soros, me origjinë nga Hungaria por me shtetësi amerikane, është financues i shumë shoqatave në vende të botës dhe njihet për ndikimin që ka në qeveritë e majta, transmeton lajmi.net.

Kryeministri hungarez Victor Orban është lideri i parë evropian që ka përkrahur publikisht Donald Trump gjatë fushatës presidenciale dhe ka injoruar kritikat nga Komisioni Europian dhe administrata amerikane e presidentit Obama.

Donald Trump dhe miliarderi amerikan George Soros kanë sulmuar publikisht njëri-tjetrin. Trump ka akuzuar Soros se ka financuar Hillary Clintonin dhe Qeveri të tjera të majta në të gjithë botën, përfshirë edhe ndikimet që ka patur në Shqipëri.


Etiketa:

Bëni një koment